Naime Ahmeti
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Naime Ahmeti është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Ahmeti, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 1987 e deri në vitin 1994, si dhe nga viti 2000 e deri në vitin 2010 ka punuar si referente në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë. Gjithashtu, nga periudha e vitit 2011 e deri në vitin 2015 ka punuar si bashkëpuntore profesionale, fillimisht në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e pas reformimit në vitin 2013 në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Më 19.05.2015, është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm. Ndërsa, nga 1 korriku i vitit 2022, është gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Kosovës.