Nehat Idrizi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Nehat Idrizi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Idrizi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan gjatë vitit 1985. Prej vitit 2000 e deri në vitin 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku dhe punoi deri më 31.12.2012.
Idrizi, në janar të vitit 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore, ndërsa nga shtatori i vitit 2015 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit.