Rafet Haxhaj
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Rafet Haxhaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Haxhaj, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1995. Nga viti 2000 e deri në vitin 2001, ka qenë praktikant në Gjykatën Komunale në Klinë, ndërsa në vitet 2001-2002, ssistent ligjor, po në këtë gjykatë. Pasi mbaroi provimin e jurisprudencës, në vitin 2002 filloi punën si zyrtar ligjor në Kuvendin Komunal Klinë. Nga viti 2003 e deri në vitin 2010 punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Klinë. Në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, detyrë të cilën e kreu deri në dhjetor të vitit 2012. Nga janari i 2013, Haxhaj ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndërsa, më 01.09.2015, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Haxhaj, ka punuar temën e magjistraturës “Pozita e Sistemit Gjyqësor në Kosovë gjatë misionit të Kombeve të Bashkuara” (2008) dhe ka fituar titullin Magjistër i shkencave jurudike- Mr.sc. Në vitin 2016 përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës-UET në temën ”Procesi i rregullt gjyqësor në Kosovë përgjatë dy misioneve ndërkombëtare” dhe ka fituar titullin Doktor i shkencave juridike.
Publikimet :
- Kosovo and the Europian Convention for the Protection of the Human Rights and Freedoms – Revista: Wiedza Prawnicza 3/2015- Poloni- ISSN 2080-4202;
- Detention on remand, measure for securing the presence of the defendant in court proceedings or violation of the principe of presumption of innocence- Academic Journal of Justice and Law- Sllovaki- ISSN 1946-4699 (2015);
- Constitutional Control Of The Decisions From The Ordinary Courts By The Constitutional Court of Kosova Through Evaluation Of Constitutionality And Clashes Of Jurisdictions- West East Institute- New York (2015);
- Qasja e publikut dhe e mediave në procedurat gjyqësore: Mediat ndërmjet transparencës dhe dhënies së infromacionit të gabuar – Revista shqiptare për Studime Ligjore – RSHSL (Albanian Journal of Legal Studies- AJLS)- ISSN 2074-0360, Tiranë 2013;
- Immunity of judges in Kosovo from criminal charges guaranteed by the constitution or is a contested protection in practice- Universtity of Lodz – Poloni- ISBN 978-83-7729-293-8 (2015);
- Çështjet e reformës në Sistemin Gjyqësor të Kosovës - Revista shqiptare për Studime Ligjore – RSHSL (Albanian Journal of Legal Studies- AJLS)- ISBN 978-9951-518-11-6 – Tiranë 2008;
- Sistemi Gjyqësor i Kosovës dhe të Drejtat e Njeriut, Revista shqiptare për Studime Ligjore- RSHSL (Albanian Journal of Legal Studies- AJLS), ISBN 978-9951-518-11-6 Tiranë 2009” ;