Qerim Ademaj
Gjyqtar - Anëtar i KGJK-së - Gjykata e Apelit
Qerim Ademaj është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Gjykata e Apelit. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai ka ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Civil, në të njëjtin Universitet. Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikant në Gjykatën Komunale në Pejë, avokat, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, përfaqësues ligjor në bankën ‘ProCredit’ në Pejë, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga janari 2020 deri në janar 2025, ndërsa nga shkurti 2021 deri në shkurt 2024 ka qenë zëvendës kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.