Naim Meholli
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Naim Meholli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Gjyqtari Meholli, ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar më 02.11.2010. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2013. Ndërsa, praktikën profesionale e mbajti në USAID-Programi për zvogëlimin e lëndëve përmbarimore në vitin 2011-2012, si dhe në Odën e Avokatëve në vitin 2012-2013, gjithashtu ka punuar edhe si bashkëpuntor profesional në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në periudhën prej 2013 – 2015. Më 19.05.2015 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ndërkaq, më 1 mars të vitit 2022, është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të Kosovës.