Frosina Sylejmani
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Frosina Sylejmani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Sylejmani, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 2005 e deri në vitin 2006 ajo ushtroi detyrën e praktikantës në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërkaq nga viti 2006 e deri në 2010 ka ushtruar detyrën e juristes- përfaqësuese së INSING sh.a Dega në Prishtinë. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Ndërsa, më 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri më 16.06.2017. Nga kjo datë është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të Kosovës.