Valon Totaj
Kryetar - Gjykata e Apelit

Valon Totaj është dekretuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës me datë 20.02.2018. Më herët ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren (2013-2018), përkatësisht në Gjykatën Komunale në Prizren (2010-2013). Gjyqtari Totaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, kurse provimin e jurispudencës e përfundoi në vitin 2007. Studimet postdiplomike në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i ka përfunduar në vitin 2017. Praktikën profesionale e kreu tek Avokat Ethem Rogova nga Prizreni nga viti 2005 deri në vitin 2006, si dhe pranë Gjykatës së Qarkut në Prizren nga viti 2006 deri më 2007. Në vitin 2007-2008, gjyqtari Totaj ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtorit profesional të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Prizrenit. Gjatë viteve 2008-2010 gjyqtari Totaj është emëruar në postin e Zëvendës Avokatit Publik të Komunës së Prizrenit. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale në Prizren. Poashtu gjyqtari Totaj është edhe bashkëautor i ,,Doracakut të Procedurës Kontestimore,, në të dy botimet e saj, si dhe i moduleve - programeve trajnuese ,,Drejtësia për Fëmijë - Aspekti Civil,, dhe “E drejta Familjare”, pranë Akademisë së Drejtësisë të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të të cilit institucion që nga viti 2013, ai është angazhuar edhe si trajnues gjyqësor i lëndëve civile, si për progarmin e trajnimit fillestar e njashtu edhe për atë të vazhdueshëm.