Lumni Sallauka,
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Lumni Sallauka është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Para se të emërohej në këtë pozitë më 20.02.2018, ka bërë të njëjtën punë në Gjykatën Themelore në Prizren. Këtë funksion e ka ushtruar nga viti 2013. Sallauka, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Praktikën profesionale e mbajti tek avokati Ilaz Kadolli nga viti 2003 deri në vitin 2004. Në periudhën 2004-2006, ka ushtruar pozitën e zyrtarit sprovues në Shërbimin Sprovues të Kosovës. Në vitin 2006-2007 ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Njësinë e Inspektimit Gjyqësor. Ndërkaq, provimin pranues dhe trajnimin për gjyqtar e ka përfunduar në vitin 2010, në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Studimet postdiplomike-Master i ka kryer në vitin 2011, në drejtimin Juridiko-Financiar, pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Sallauka, është bashkautor dhe autor i moduleve - programeve trajnuese : E drejta Familjare; Drejtësia për Fëmijë-Aspekti Civil dhe Juridiksioni dhe Kompetenca e Gjykatës Themelore-Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil, pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të të cilit institucion që nga viti 2013 është angazhuar edhe si trajnues gjyqsor i lëndëve civile. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale në Prizren.