Burim Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit, që nga data 20.02.2018. Para se të emërohej në këtë detyrë Shala, ka punuar në Gjykatën Themelore në Gjilan- Dega në Kamenicë, pozitë te cilën e ka mbajtur nga viti 2013. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005. Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Kamenicë nga viti 2004 deri në vitin 2005. Dy vite më pas filloi punën si avokat deri në vitin 2010. Ndërsa, nga viti 2010 e deri më 2012 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kamenicë.