Hunaida Pasuli është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Pasuli, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2001, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 2003 e deri në vitin 2012, ajo ushtroi detyrën si juriste e hetuesisë tek Institucioni i Avokatit të Popullit. Më 01.01.2013, u emërua gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë departament deri në dhjetor 2018. Nga janari i viti 2019, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës.