Halide Reka
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Halide Reka është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Reka, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1999, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003. Nga viti 2000 e deri në vitin 2001 ushtroi detyrën si praktikante në Shoqatën e Juristëve për Ndihmë Grave, ndërsa nga viti 2003 e deri më 2008 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në vitin 2008 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Ndërsa, më 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga janari i vitit 2019, Reka është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të Kosovës.