Drita Rexhaj
Gjyqtare - Anëtare e KGJK-së - Gjykata e Apelit
Drita Rexhaj është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e zgjedhur nga Gjykata e Apelit. Ajo mban funksionin e anëtares së KGJK-së, si dhe të Kryetares së Komisionit për Çështje Normative. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ajo ka ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Civil, në Kolegjin AAB. Përvoja e saj e punës përfshinë emërime në detyra të ndryshme, si: praktikante në Gjykatën Supreme, bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Supreme, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm dhe gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile, si dhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga marsi 2021 deri në mars 2026.