Faton Ademi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Faton Ademi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit, që nga janari i vitit 2019. Ademi ka diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet postdiplomike-Master në drejtimin Civil i ka përfunduar në vitin 2009. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2012. Gjithashtu, ka punuar edhe si zyrtar ligjor në periudhën prej 2008 e deri në vitin 2010 në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese-BIRN. Në vitin 2012 është emëruar si gjyqtar në ish-Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ku dhe punoi deri në dhjetor të vitit 2012. Nga 1 janari i vitit 2013 e deri në dhjetor 2018, punoi në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.