Liridon Maloku
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Liridon Maloku është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit, që nga 3 janari i vitit 2019. Maloku, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ku edhe i përfundoi studimet postdiplomike në drejtimin Juridiko-Penal, si dhe në drejtimin Juridiko-Civil gjatë periudhës 2009/12. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 e kreu provimin për përmbarues privat. Praktiken profesionale e mbajti në Odën e Avokatëve të Kosovës, si dhe në Gjykatën Komunale në Mitrovicë gjatë viteve 2009/10. Ka punuar në projektin USAID/SEAD në periudhën 2010/11 dhe ka vazhduar në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, në pozitën e bashkëpunëtorit profesional deri në vitin 2012, kur u emërua gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Vushtrri, tani Gjykata Themelore në Mitrovicë- Dega në Vushtrri, të cilën pozitë e mbajti deri me datën e avancimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës.