Dardan Kadolli
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Dardan Kadolli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Kadolli, ka diplomuar në Fakultetin Juridik-Universiteti i Prishtinës në vitin 2009, kurse studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2013. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2013-2014 në avokaturën e avokatit Durak Fandaj. Nga viti 2014 e deri në vitin 2017 ka punuar si zyrtar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Nga data 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Divizioni për Çështje Civile, kurse nga muaji janar 2024 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës, pozitë të cilën ende e mban.