Beqir Kalludra
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Beqir Kalludra është gjyqtar në Departamentin për të Mitur të Gjykatës së Apelit. Më parë ka qenë gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kalludra, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në vitin 1987. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010,ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në vitin 2006. Kalludra, gjithashtu ka punuar edhe jurist për sh.p.k. Buqaj në periudhën prej 2007 e deri në vitin 2009. Ndërsa, në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, ku dhe punoi deri në dhjetor të vitit 2012. Më 01.01.2013, Kalludra është emëruar gjyqtar në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë departament deri më 25.05.2015. Nga data 25.05.2015, ka qenë gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka ushtruar deri më 1 janar të vitit 2021.