Ivana Milenković është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit.Gjyqtarja Milenković, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë me seli të përkohshme në Mitrovicë, në vitin 2009. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2017. Nga viti 2013 e deri në vitin 2017, ka punuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, në pozitën e referentit të lartë. Ndërsa, nga dhjetori i vitit 2017 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë. Më 21.01.2019 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për tu bërë pjesë e Gjykatës së Apelit tashmë.