Lendita Berisha
Gjyqtare - Gjykata e Apelit

Lendita Berisha është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm–Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit.Gjyqtarja Berisha, në vitin 1998 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Nga viti 1999 e deri në vitin 2002 ka punuar si zyrtare ligjore në Këshillin Norvegjez për Refugjatë, në projektin për të drejtat civile. Më pas, gjatë periudhës 2002 – 2003 ka punuar në Njësinë e Përkohshme Kreditore (ICU), ndërsa nga viti 2004 e deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e zyrtares për zhvillimin e ndërmarrjeve në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit – Zyra Rajonale në Prishtinë. Pozitën e bashkëpunëtores profesionale e ushtroi nga viti 2008 e deri në vitin 2017, dhe atë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë. Në korrik të vitit 2017 është dekretuar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të cilën pozitë e ushtroi deri në avancimin e së njëjtës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.