Zyhdi Haziri
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Zyhdi Haziri është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989, si dhe ka magjistruar në po të njëjtin universitet në vitin 2012, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Nga viti 2000 deri në prill të vitit 2004 ka qenë administrator i Gjykatës së Qarkut, ndërkohë prej prillit të vitit 2004 deri në vitin 2010 ka punuar si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan. Nga viti 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ku pas pesë muajve është zgjedhur kryetar i kësaj gjykate. Me ndërrimin e sistemit gjyqësor kryetari Haziri, më 01.01.2013 e deri më 31.12.2016 ka mbajtur pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Kurse, nga viti 2016 e deri në janar të vitit 2021, ka qenë gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, pozitë të cilën e ka lënë për tu bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të Kosovës.