Besnik Feka
Gjyqtar - Gjykata e Apelit

Besnik Feka është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Feka, ka diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Juridik, Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2011. Përgjatë viteve 2005-2007 ka punuar në ShFMU “Ali Kelmendi” në Vushtrri. Ndërsa, nga 1 dhjetori i vitit 2010 e deri më 10 maj 2011, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në “Bankën Ekonomike”. Gjithashtu, ka punuar edhe si zyrtar ligjor në Komisionin për Ndihmë Juridike në periudhën kohore 2007-2011. Ndërsa, në vitin 2012 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Vushtrri. Nga janari i vitit 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Mitrovicës-Dega në Vushtrri. Kurse, nga 1 marsi i vitit 2022 është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.