Fatmir Baloku
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Fatmir Baloku është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Gjyqtari Baloku, ka diplomuar në vitin 1989 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka kryer edhe studimet postdiplomike dyvjeçare në Drejtimin Civil. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në avokatinë e avokatit Shefqet Deqani në Pejë, nga viti 1990 deri në vitin 1991. Baloku, gjithashtu ka punuar edhe si jurist i ndërmarrjes – Produkt market ‘’REBA’’ në Pejë, në periudhën prej 1991 e deri në vitin 1993. Nga viti 1994 e deri në vitin 2001, ka punuar sekretar shkolle në ShFMU ’’Dardania’’ në Pejë. Punën si bashkëpuntor profesional e ka bërë nga viti 2001 në Kuvendin Komunal në Pejë. Ndërsa, në Gjykatën Komunale në Istog, më 12.12.2003 është emëruar si gjyqtar, ku dhe punoi deri në vitin 2010, duke vazhduar punën si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë deri në vitin 2012. Nga 1 janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë. Ndërsa, nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.