Violeta Husaj-Rugova
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Violeta Husaj-Rugova është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Husaj-Rugova, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2002, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2005. Në vitin 2017 diplomoi në Master, drejtimi Shkenca Penale, në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2004 e deri në vitin 2006 ushtroi detyrën e arkivistes së lartë, në Gjykatën e Qarkut në Pejë, ndërkaq nga viti 2006 e deri në 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtore profesionale, në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në vitin 2010 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Pejë, ku ka punuar deri në vitin 2012. Në fillim të janarit të vitit 2013 u emërua si gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal, ndërsa më 29.09.2017 filloi punën si gjyqtare në Departamentin për të Mitur, për të vazhduar më tej si gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda, më 10.07.2019, të cilën detyrë e la me avancimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës.