Kymete Kicaj është gjyqtare në Departamentin për të Mitur të Gjykatës së Apelit. Kicaj, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurispodencës e kreu në vitin 2007. Praktikën profesionale e mbajti tek avokati Bashkim Nevzati në Prizren, nga viti 2005 deri në vitin 2007. Prej vitit 2007 e deri në vitin 2010 ka punuar si zyrtare për ndihmë juridike. Punën si gjykatëse e filloi në vitin 2010 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga janari i vitit 2013 është emëruar si gjykatëse në Gjykatën Themelore-Departamenti për të Mitur.