Skender Çoçaj
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Skender Çoçaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Çoçaj, ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2007, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren në vitin 2004-2005, gjithashtu ka punuar edhe si asistent arkivist në periudhën prej 2005 e deri në vitin 2006. Në vitin 2007-2008 ka qenë bashkëpunëtor profesional vullnetar, ndërsa në vitin 2008 e deri në vitin 2010 punoi si bashkëpunëtor në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren, kurse në vitin 2013 është caktuar udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës së Prizrenit. Nga nëntori i vitit 2014, është caktuar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren. Ndërsa, në korrik të vitit 2016, është emëruar anëtar i KGjK-së. Gjatë vitit 2017, ka qenë nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prizren.
Në mars të vitit 2019, emërohet Kryesues i KGjK-së, pozitë të cilën e mban deri më 05.07.2021, pastaj është rikthyer për të vazhduar në detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore Prizren. Ndërsa, nga korriku i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.