Ferit Osmani
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ferit Osmani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Osmani, ka diplomuar në vitin 1988 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1989. Ndërsa, praktiken profesionale e mbaroi në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë në vitin 1989. Gjatë vitit 2000 punoi si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, për tu emëruar pastaj gjyqtar në Gjykatën Komunale në Skenderaj, në të cilën shërbeu deri në vitin 2008. Nga ky vit e deri në fund të vitit 2012 u bë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Nga 1 janari i vitit 2013, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe gjuhën serbe dhe angleze.