Hashim Çollaku
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Hashim Çollaku është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1979. Provimin e Jurisprudencës, e kreu ne vitin 1987 në Prishtinë. Në vitin 2006, mori titullin Master i Shkencave Juridike, ndërsa 6 vite më vonë fitoi gradën Doktori i Shkencave Juridike në ECPD. Karrierën në sistemin e drejtësisë e filloj në vitin 1989 në Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prizren, pasi kishte bërë dy vite praktik në Gjykatën Komunale po në Prizren. Në këtë te fundit, vetëm një vit me vonë , u emërua gjyqtar.. Nga viti 1992 deri 1999, punoj si avokat. Në vitin 2000, u kthye serish si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren. Pas katër vitesh(2004) u bë prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren. Pastaj në vitin 2010, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut, po në këtë qytet, ku punoj deri në vitin 2012. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.