Kujtim Pasuli
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Kujtim Pasuli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1986. Nga viti 1986 deri në vitin 1999, punoi si referent juridik në IT Printeks, në Prizren. Në vitin 2003 u emërua sekretar i kësaj ndërmarrjeje. Në fillim të vitit 2003, mori detyrën e referentit të ekzekutimeve në Gjykatën Komunale në Prizren, të cilën e ushtroi deri në gjysmën e dytë të vitit 2004. Nga viti 2004 deri në virin 2008, punoi si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Gjatë viteve 2008-2010, shërbeu si prokuror në Prokurorinë Publike Komunale, po në Prizren. Në vitin 2010, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, detyrë të cilën e la në fund të vitit 2012, për ta marrë atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, nga 1 janari i vitit 2013. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe gjuhën serbe, turke dhe angleze.