Ramiz Kuqi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ma.sc. Ramiz Kuqi është gjyqtar në Departamentin Administrativ të kësaj gjykate. Z. Kuqi ka diplomuar në vitin 1984, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1988. Është master në të drejtën kushtetuese dhe administrative prej majit të vitit 2015.Nga viti 1984 deri në vitin 1988, punoj si referent në BVI-në e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës në Prishtinë. Po në këtë institucion në vitin 1989, u emërua përfaqësues juridik, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1999. Si gjyqtar në Gjykatë Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, e filloj punën në vitin 2000. Pas dhjetë vjetësh në këtë detyrë, në vitin 2010, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje po në Prishtinë. Nga 1 janari vitit 2013 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhes shipe ( amëtare), flet edhe serbisht dhe anglisht.