Ramiz Kuqi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Ramiz Kuqi është gjyqtar në Departamentin Administrativ dhe atë të Kundërvajtjes së Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Kuqi, ka diplomuar në vitin 1984, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa, provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1988. Është master në të Drejtën kushtetuese dhe administrative prej majit të vitit 2015. Nga viti 1984 deri në vitin 1988, punoi si referent në BVI-në e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës në Prishtinë. Po në këtë institucion, në vitin 1989 u emërua përfaqësues juridik, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1999. Si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë, e filloi punën në vitin 2000. Në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje, po në Prishtinë. Nga 1 janari i vitit 2013, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.