Xhevdet Abazi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Xhevdet Abazi është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Abazi, ka diplomuar në vitin 1986 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1988. Ndërsa, praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, gjatë vitit 1988. Këtu edhe filloi karrierën e tij prej gjyqtari deri në vitin 1990. Në vitet 2002-2003, ishte bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Nga viti 2003 e deri në vitin 2008, punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Mitrovicës. Prej vitit 2008 e deri në vitin 2013, u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa nga janari i vitit 2013, gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare, asaj shqipe, njeh gjuhën serbe dhe gjermane.