Kadrije Goga-Lubishtani
Nënkryetare - Gjykata e Apelit
Kadrije Goga Lubishtani është nënkryetare e Gjykatës së Apelit dhe njëkohësisht gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal të kësaj gjykate. Goga Lubishtani, ka diplomuar në vitin 2001 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ajo kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2006. Ndërsa, praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Ferizaj në vitin 2002 - 2003. Kadrije Goga Lubishtani, gjithashtu ka punuar edhe si nëpunëse e ekzekutimeve në Gjykatën Komunale në Ferizaj nga viti 2003 – 2004, për të kaluar më pas në pozitën e administratorit të Gjykatës Komunale në Ferizaj nga viti 2004 – 2010. Në Gjykatën Komunale të Ferizajt është emëruar gjyqtar, ku dhe punoi deri më 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013, Kadrije Goga Lubishtani, u emërua gjyqtare në Departamentin për të Mitur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa nga viti 2020 ka qenë gjyqtare e Departamentit për Krime të Rënda. Në korrik të vitit 2022, u emërua gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, ndërsa nga muaji nëntor 2022 është gjyqtare edhe në Departamentin për të Mitur të kësaj gjykate.