Valbona Musliu-Selimaj
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Valbona Musliu-Selimaj është gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Musliu-Selimaj, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Nga viti 2003 e deri në vitin 2004 ushtroi detyrën e praktikantës në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërsa nga viti 2004 e deri në 2012 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Ndërsa, më 1 janar 2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë departament deri më 24 maj 2015. Më 25 maj 2015 është caktuar gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda të cilën pozitë e ka ushtruar deri në korrik të vitit 2019. Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në avancimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës.