Abdullah Ahmeti
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Abdullah Ahmeti është gjyqtar i Departamentit e Krimeve të Rënda . Gjyqtari Ahmeti ka diplomuar në vitin 1985, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1987, pasi mbaroi praktiken profesionale njëvjeçare, në Gjykatën e Komunale në Gjilan. Në këtë të fundit edhe nisi punën si gjyqtarë, menjëherë mbarimit të provimit të jurisprudencës, ku punoi deri në vitin 1992. Pas tetë vitesh shkëputje, në vitin 2000, sërish iu kthye profesionit të gjyqtarit, në institucionin e njëjtë. Në vitin 2010, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Ndërsa, nga janari i vitit 2013, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare, asaj shqipe, flet mirë edhe serbisht.