Abdullah Ahmeti
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Abdullah Ahmeti është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Ahmeti, ka diplomuar në vitin 1985, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1987, pasi mbaroi praktiken profesionale njëvjeçare, në Gjykatën e Komunale në Gjilan. Në këtë të fundit edhe nisi punën si gjyqtar, menjëherë pas mbarimit të provimit të jurisprudencës, ku punoi deri në vitin 1992. Pas tetë vitesh shkëputje, në vitin 2000, sërish iu kthye profesionit të gjyqtarit, në institucionin e njëjtë. Në vitin 2010, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Ndërsa, nga janari i vitit 2013, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare, asaj shqipe, e njeh mirë edhe gjuhën serbe.