Hidajete Gashi - Alaj
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Hidajete Gashi - Alaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Gashi, ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike në drejtimin Juridiko - Civil i ka përfunduar në vitin 2017. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2006. Nga viti 2004 e deri në vitin 2006, ka mbajtur praktikën profesionale në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Në periudhën kohore maj 2007 deri në mars 2011, ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nga muaji mars i vitit 2011 e deri në muajin maj të vitit 2015, ka punuar në pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 19.05.2015, është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Përgjatë periudhës dhjetor 2017 deri në dhjetor 2019 ka qenë kryesuese e Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës. Nërsa, nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Kosovës.