Adnan Konushevci
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Adnan Konushevci është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Konushevci, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2007. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Praktikën profesionale e mbajti në periudhën e viteve 2008-2009 në Gjykatën Supreme të Kosovës. Përgjatë viteve 2003-2010 ka punuar në kompaninë e hulumtimeve Index Kosova në cilësinë e mbikëqyrësit për Regjionin e Prishtinës, ndërsa nga viti 2010 e deri në vitin 2012 ka punuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në cilësinë e zyrtarit të lartë ligjor. Gjithashtu ka punuar edhe si udhëheqës i Zyrës Ligjore në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nga viti 2012-2015. Më 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë - Divizioni për Kundërvajtje, i cili ka punuar nga data 20.05.2015-31.07.2015. Adnan Konushevci nga data 26.08.2015 ka qenë i caktuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa në muajin mars 2021 deri në prill 2022 ka punuar si gjyqtar në Departamentin Ekonomik. Me datë 01.04.2022 është caktuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën e Apelit, pozitë të cilën ende e mban.