Mevlide Kosumi-Qarri
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Mevlide Kosumi-Qarri është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2012. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan në periudhën e viteve 2003-2004. Nga viti 2006 e deri në vitin 2013 ka punuar si zyrtare për ankesa pranë Departamentit të Mirëqenies Sociale në MPMS në Prishtinë, gjithashtu ka punuar si bashkëpuntore profesionale pranë Gjykatës së Apelit në vitin 2013. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në avancimin e saj në Gjykatën e Apelit të Kosovës.