Bujar Dobërdolani
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Bujar Dobërdolani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në vitin 2004. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2011, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në avokaturën \"Rrahim Hajdari\" në Drenas, në periudhën kohore 2005-2006. Nga viti 2007-2013 ka punuar si zyrtar administrativ- ligjor në ndërmarrjen Private Mineral LLC në Drenas, ndërsa përgjatë viteve 2013-2015, ka qenë bashkëpuntorë profesional në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, fillimisht në Divizionin e Kundërvajtjes, deri më 31 gusht 2015, ndërsa nga 1 shtatori i vitit 2015 në Divizionin Civil.