Ardian Ajvazi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
.jpg)
Ardian Ajvazi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Ajvazi, ka diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ka kryer provimin e jurisprudencës në vitin 2013. Ndërsa, praktiken profesionale e mbajti në avokaturë në Gjilan, nga viti 2007 - 2008. Gjithashtu, ka punuar edhe si zyrtar ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas në Prishtinë, në periudhën prej 2009 e deri në vitin 2013. Ndërsa, nga viti 2014 e deri në vitin 2015 ka ndjekur trajnimin për arsimim ligjor në IGJK. Më 20 maj 2015 Ardian Ajvazi u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Nga 1 janari 2021, gjyqtari Ajvazi u caktua udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm, njëkohësisht përgjegjës i Divizionit Civil në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ndërsa, nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.