Nora Bllaca-Dula
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Nora Bllaca -Dula është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Bllaca-Dula, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1995, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Nga viti 2001 e deri në vitin 2003 ushtroi detyrën si asistente ligjore në Departamentin e Drejtësisë, ndërkaq nga viti 2003 e deri në vitin 2010 ka ushtruar detyrën si sekretare në Odën e Avokatëve të Kosovës. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Tri vite më vonë, është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, detyrë të cilën e ka lënë më 16.06.2017, për tu bërë pjesë e Gjykatës së Apelit.