Mirlinda Bytyçi-Rexhepi
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
.jpg)
Mirlinda Bytyçi Rexhepi është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Bytyçi Rexhepi, ka diplomuar në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik, ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar në dhjetor të viti 2008 në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik, drejtimi Financiar. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2014. Nga viti 2005 e deri në vitin 2010, ka punuar mësimdhënëse në ShFMU \\\"Ganimete Tërbeshi\\\" Ferizaj, ndërsa gjatë kësaj periudhe, gjatë vitit 2008 ka qenë drejtor e filialit K.S. ”Elsig” në Ferizaj. Prej vitit 2011 deri në vitin 2012, ka ushtruar detyrën e praktikantit gjyqësor në Gjykatën Komunale në Ferizaj. Nga viti 2014 deri në muajin korrik të vitit 2016 ka punuar si mbrojtëse e viktimave pranë ZMNV-së në Ferizaj, për të vazhduar me pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Më 31 korrik 2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.