Valon Totaj
Kryetar - Gjykata e Apelit
Valon Totaj është emëruar kryetar i Gjykatës së Apelit më 05.05.2022. I njëjti është dekretuar gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, më 20.02.2018. Më herët ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe atë nga viti 2013 deri më 2018, përkatësisht në Gjykatën Komunale në Prizren nga viti 2010 deri më 2013. Gjatë viteve 2008-2010 gjyqtari Totaj, ka ushtruar pozitën e zëvendës Avokatit Publik të Komunës së Prizrenit. Nga viti 2007 deri në vitin 2008, gjyqtari Totaj ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtorit profesional të Bordit të Drejtorëve/Kryetarit të Komunës së Prizrenit. Punën si gjyqtar e filloi me 22.10.2010 në Gjykatën Komunale në Prizren.
Gjyqtari Totaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, kurse provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2007. Studimet postdiplomike në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës i ka përfunduar në vitin 2017. Praktikën profesionale e ka përfunduar tek avokat Ethem Rogova nga Prizreni nga viti 2005 deri në vitin 2006, si dhe pranë Gjykatës së Qarkut në Prizren nga viti 2006 deri më 2007.
Gjyqtari Totaj është edhe bashkautor i ”Doracakut të Procedurës Kontestimore”, në të dy botimet e saj, dhe bashkautor i moduleve - programeve trajnuese “Drejtësia për Fëmijë - Aspekti Civil” dhe “E Drejta Familjare”, pranë Akademisë së Drejtësisë të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të të cilit institucion që nga viti 2013, është angazhuar edhe si trajnues gjyqësor i lëndëve civile, si për programin e trajnimit fillestar e njashtu edhe për atë të vazhdueshëm. I njëjti është autor dhe bashkautor i disa punimeve të botuara në revistat e Akademisë së Drejtësisë “Justicia” dhe “Opinio Juris”.