Лидија Вучуровић
Gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni i Apelit në Mitrovicë
Është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në vitin 1989 në Prishtinë. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 1991 po ashtu në Prishtinë. Praktikën profesionale e ka mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë nga viti 1990 deri në vitin 1992.
Prej vitit 1992 deri në vitin 1994 ka punuar në pozitën e shefit në punëve administrative në ShPB në Mitrovicë.
Nga korriku i vitit 1994 ka punuar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Ndërkaq nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka qenë ushtrues detyre e kryetares së Gjykatës Komunale në Mitrovicë. Është integruar në sistemin gjyqësor të Kosovës më 24.10.2017.