Arsim Hamzaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit dhe në atë Administrativ. Hamzaj, ka diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007. Ndërsa, praktiken profesionale e mbajti tek avokati Natal Bullakaj në vitin 2005- 2006. Në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale-Divizioni i Kundërvajtjes, ku dhe punoi deri më 31.12.2012. Nga 1 janari i vitit 2013 u emërua si gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren. Ndërsa, në janar të vitit 2019, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit.