Mehmet Ndrecaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit. Ndrecaj, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Prizren. Ndërsa, studimet postdiplomike Master në drejtimin Kushtetues-Administrativ i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në vitin 2014. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2012 në Gjykatën Komunale në Dragash. Nga 1 janari i vitit 2013 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil.