Enes Mehmeti
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Enes Mehmeti është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit, nga janari i viti 2019. Mehmeti, ka diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005. Ndërsa, praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Ferizaj në vitin 2003 - 2004. Gjithashtu, ka punuar edhe si referent juridik në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtinë, në periudhën prej 17 janar 2005 e deri në vitin 2006. Nga viti 2007 deri në korrik të vitit 2012 ka punuar me ZRRUM dhe AKM. Ndërsa, në Gjykatën Komunale në Ferizaj është emëruar si gjyqtar më 01.08.2012, ku dhe punoi deri më 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pozitë të cilën e ushtroi deri në janar të vitit 2019.