Tomislav Petrovic
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Ka lindur më 12.06.1961 në Leposaviq. Shkollën fillore e ka kryer në Leposaviq, ndërkaq të mesmen në Akademinë Policore në Vushtrri. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë më 09.06.1985. Më 01.07.1980 ka krijuar marrëdhënie pune si polic, më pastaj ka punuar inspektor në Shërbimin e Punëve të Brendshme në Prishtinë. Nga viti 1990 deri në vitin 1992 ka punuar në krye të këtij institucioni. Nga data 01.07.1992 deri më 24.10.2017 ka punuar si gjyqtar i Republikës së Serbisë, deri në vitin 1999 në Prishtinë, ndërkaq më pas në Leposaviq. Nga 01.01.2010 deri më 24.10.2017 ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Lartë në Mitrovicë. Më 24.10.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Në vitin 2020 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicë. Ndërsa nga 1 janari i vitit 2021 është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Përveç gjuhës amtare zotëron edhe gjuhen shqipe dhe atë angleze.