Boban Aleksić
Gjyqtar - Gjykata e Apelit

Boban Aleksić është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1994, provimin për kundërvajtje e ka dhënë në vitin 1996 dhe provimin e jurisprudencës në vitin 1997. Ka punuar praktikant në Gjykatën Komunale në Kamenicë nga viti 1995 deri në vitin 1997. Derisa, nga viti 1997 deri në vitin 2010, si gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale në Kamenicë, si dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në Kosovë, në vitet 2010-2011. Nga viti 2011 e deri në vitin 2017, ka qenë bashkëpunëtor në Gjykatën e Lartë në Mitrovicë, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për tu transferuar pastaj si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan-Dega Novobërdë, në vitin 2018.