Edije Sezairi është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtarja Sezairi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1985, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2003. Punën si gjyqtare e filloi në vitin 2006 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga janari i vitit 2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil, derisa tashmë është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të Kosovës.