Anita Krasniqi - Prenaj
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Anita Krasniqi-Prenaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit.Gjyqtarja Krasniqi-Prenaj, në vitin 2002 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Nga viti 2003 e deri në vitin 2004 ishte praktikante në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për ta ushtruar më pas detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në vitin 2004 e deri në 2010. Po në këtë vit, është dekretuar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Ndërsa, më 01.01.2013, u emërua gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të cilën pozitë e ushtroi deri në avancimin e së njëjtës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.